Challenge Cup, Tirana humb në Sllovaki

Nga A2 CNN
13 Tetor 2022, 13:19 | Sporte të tjera
Challenge Cup, Tirana humb në Sllovaki

Tirana e volejbollit për meshkuj humbi ndeshjen e parë të Challange Cup.

Kampionët e Shqipërisë u thyen në Sllovaki, përballë rivalëve të Rieker Komarno. Dueli përfundoi me rezultatin 3-1, me bardheblutë që fituan vetëm setin e tretë dhe nuk ishin thuajse për asnjë moment konkurrues.

Kualifikimi në 1/16 mbetet i hapur, me Tiranën që do të provojë përmbysjen e madhe në ndeshjen e kthimit në Shqipëri, pas një jave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos