Partizani i volejbollit me ambicie, kërkon rikthimin e titullit te skuadra e kuqe

Nga A2 CNN
8 Tetor 2022, 13:07 | Sporte të tjera
Partizani i volejbollit me ambicie, kërkon rikthimin e titullit te skuadra

Partizani i volejbollit të meshkujve është me ambicie maksimale këtë sezon. Djemtë e drejtuar nga trajneri Ylli Tomorri, kërkojnë me detyrim rikthimin e titullit tek skuadra e kuqe, edhe pse rruga drejt trofeut nuk do të jetë aspak e lehtë.

Sipas numrit një të skuadrës, të kuqtë i kanë të gjitha cilësitë për të mundur çdo kundërshtar.

Edhe pse kryeqyetasit nuk e nisën në mënyrën më të mirë sezonin me Kupën e Federatës, por për teknikun e kuq, kjo nuk do të ndikojë aspak në ecurinë e skuadrës.

Dy nga volejbollistët më të mirë që Partizani ka, Osman Qepa dhe Juli Çela, të dy pjesë dhe e ekipit kombëtar, premtojnë se ky vit do të jetë një sukses për klubin e kuq.

Partizani e ka nisur mirë kampionatin, pasi që në javën e parë fituan me rezultatin e pastër 3-1 përballë Vllaznisë, në pallatin e sportit “Asllan Rusi”.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos