
Pogradeci ka rikthyer në parketin e volejbollit ekipin e rritur të femrave, i cili nuk funksiononte për gati dy dekada.
Ndeshjen e parë vajzat e kanë zhvilluar përballë Flamurtarit të Vlorës duke i mundur me rezultatin 3-1 dhe duke nisur mbarë kështu sezonin e Kategorisë së Parë.
Për trajnerin e Flamurtarit, Theodhori Driza, Pogradeci e meritoi plotësisht fitoren, ndërsa tha se ekipi i tij nuk vlerësoi ndeshjen, ndërsa për trajneren e liqenoreve, Mimoza Shahu, objektivi është vendi i parë dhe kalimi në superiore.
Edhe pse ekipi është në hapat e tij të parë ka ende punë për të bërë, e megjithatë nisja ka qenë e mirë duke dërguar kështu një sinjal se Pogradeci është rikthyer po aq i fortë sa vite më parë në parketin e volejbollit. (A2 Televizion)