Ky është momenti i tmerrshëm kur një tren përplas një autobus duke shkaktuar vdekjen e shoferit të autobusit dhe plagosjen e 9 pasagjerëve.
Aksidenti ka ndodhur në Kazakistan, kur autobusi u bllokua mbi hekurudhë nga trafiku.
57 pasagjerë shpëtuan pa lëndime pasi shoferi hapi derën e pasme në momentet e fundit dhe u tha që të zbrisnin me urgjencë.
Aksidenti ka ndodhur pranë Almatit, qytetit më të madh të Kazakistanit. (A2 Televizion)