Aksident i trefishtë në aksin Pogradec-Qafë Thanë, përmbyset furgoni

Nga A2 CNN
31 Maj 2023, 19:09 | Kronikë

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Pogradec-Qafë Thanë.

Mësohet se tre mjete janë përfshirë në aksidentin që ka ndodhur pranë zonës së njohur si Pojskë.

Njëri prej tyre, një mjet tip “Furgon” është përmbysur në rrugë, por fatmirësisht nuk ka të plagosur në vendngjarje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos