Një aksident rrugor është regjistruar në orët e pasdites në aksin rrugor Shkodër-Koplik, ku për pasojë mbetën të lënduar 4 persona.
Sipas të dhënave paraprake, mjeti tip Volkswagen doli nga rruga dhe u përplas me murin rrethues të një biznesi.
Të plagosurit janë anëtarë të një familje, të cilët u dërguan me urgjencë në spitalin e Shkodrës.
Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)