Thellohet misteri, 46-vjeçari i gjetur i pajetë në Vlorë është vrarë me armë zjarri

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2022, 13:11 | Kronikë
Thellohet misteri, 46-vjeçari i gjetur i pajetë në Vlorë

Thellohet misteri i vdekjes së 46-vjeçarit Altin Alikaj në Vlorë, i cili u gjet i pajetë mëngjesin e të shtunës nga mamaja e tij në banesë.

Siç raporton gazetarja e A2 CNN, Jerola Ziaj, viktima ka humbur jetën nga plagët e marra nga armë zjarri. Ishin familjarët që ngritën fillimisht dyshime se 46-vjeçari mund të jetë vrarë, kjo pasi në kokë e në trupin e tij janë gjetur shenja dhune, të çara e fraktura. Trupi i pajetë i tij është dërguar në morg, ku aktualisht po merret mjekësia ligjore. Në shtëpinë e viktimës janë helmuar më herët qentë e komshinjve, është prerë automati i dritave dhe në banesë është gjetur një sëpatë me gjurmë gjaku.

46-vjeçari ka qenë përdorues i lëndëve narkotike. 46-vjecari jetonte vetëm, ndërsa prindërit shumicën e kohës jetonin në Greqi. Altin Alikaj kishte dy javë që nuk komunikonte me familjen e tij dhe 8 ditë i shpallur i humbur. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/02/19/u-gjet-i-pajete-ne-banese-detaje-te-reja-nga-vdekja-e-46-vjecarit-ne-vlore/

A2 CNN Livestream

Latest Videos