
Dy persona kanë humbur jetën mbrëmjen e kësaj të diele në fshatin Kamuna, Cërrik, pas një aksidenti ku janë përfshirë dy automjete dhe një karrocë.
Sipas Policisë, një mjet tip "Benz", me drejtues shtetasin D. Sh., banues në Cërrik, është përplasur me mjetin tip "Benz", me drejtues shtetasin A.H., banues në fshatin Kamuna, Cërrik, dhe një karrocë me drejtues shtetasin A.M., banues në fshatin Linas, Cerrik.
Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë shtetasi A.Sh., 48 vjeç, banues në fshatin Lumas, Cërrik, i cili ishte pasagjer në një nga automjetet si dhe shtetasi A. M., (drejtuesi i karocës).
Ndërsa dy drejtuesit e automjeteve, ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. (A2 Televizion)