
Një 62-vjeçar ka humbur jetën këtë të shtunë në Divjakë, pasi ka bërë aksident me motorin e tij tip Honda, njoftoi Policia e Lushnjës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:50, në fshatin Mërtish, ku 62-vjeçari, banues në Lushnjë, duke udhëtuar me motorin e tij dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)