I kërkoi ryshfet një qytetari që ishte në arrest shtëpie, Gjykata e Posaçme vendos arrest me burg për policin e Kukësit

Nga A2 CNN
15 Janar 2022, 11:34 | Kronikë

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për efektivin e Policisë së Kukësit Shkëlqim Cika. Ai akuzohet për korrupsion pasiv në bashkëpunim.

Ky vendim i Gjykatës vjen pas kërkesës së SPAK, pasi ky shtetas i ka kërkuar ryshfet një qytetari i cili ndodhej në arrest shtëpie. Sipas njoftimit të SPAK, Cika ka kërkuar ryshfet me qëllim mos deklarimin në prokurori për largimin e shtetasit Admir Spahia nga banesa. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos