Lëvizte me kallashnikov, arrestohet adoleshenti në Kukës

Nga A2 CNN
15 Janar 2022, 09:35 | Kronikë
Lëvizte me kallashnikov, arrestohet adoleshenti në Kukës

Një 17-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kukësit pasi lëvizte me kallashnikov me karikator e fishekë në drejtim të fshatit Shishtavec. Adoleshenti u kap falë bashkëpunimit me qytetarët dhe ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë. Policia ka sekuestruar armën e zjarrit kallashnikov dhe fishekë luftarak.

Njoftimi i Policisë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, si rezultat i kontrolleve blic për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga qytetarët, se një adoleshent qarkullonte me armë zjarri, kanë organizuar punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Në drejtim të fshatit Shishtavec, shërbimet e Policisë kanë konstatuar duke ecur shtetasin e mitur B. P. Pas ndërhyrjes profesionale për të mos krijuar reagime apo dëmtime të palëve, është bërë kapja dhe arrestimi i 17-vjeçarit, i cili mbante me vete një armë zjarri kallashnikov me karikator me fishekë.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos