
Një aksident është regjistruar në aksin e vjetër rrugorë Lezhë -Shkodër në afërsi të fshatit Balldren. Një automjet është përplasur me një motor, ku për pasojë drejtuesi i motorit, shtetasi Llesh Metohija, 54 vjeç, banues në Torovicë, i cili ka mbetur i plagosur.
I plagosuri është transportuar në gjendje të rëndë për në spitalin e Rajonal të Lezhës.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti. (A2 Televizion)