
Një person ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet në aksin rrugore Elbasan-Cërrik.
Policia nuk bën të ditur identitetin e viktimës, por konfirmon arrestimin e drejtuesit të makinës, i cili është shtetasi B.Q. 31 vjeç.
Sipas policisë ka rezultuar se drejtuesi i mjetit ishte në gjendje të dehur në masën 1.03 mg/ l. (A2 Televizion)