
Policia e Shkodrës ka njoftuar se ditën e sotme, në orën 15:05, në aksin rrugor Shkodër-Muriqan, në fshatin Dodaj, një 45-vjeçar ka dalë nga rruga teksa udhëtonte me motoçikletë dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Shtetasi me iniciale L.D. ishte banues në fshatin Bardhaj të Shkodrës. (A2 Televizion)