Aksident me një të vdekur në aksin Tiranë-Elbasan

Nga A2 CNN
19 Tetor 2019, 21:16 | Kronikë
Aksident me një të vdekur në aksin Tiranë-Elbasan

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të shtunë në aksin Tiranë-Elbasan, ku për pasojë ka humbur jetën një person.

Aksidenti ndodhi brenda tunelit të autostradës Elbasan-Tiranë, ku një mjet i tonazhit të rëndë u përplas me një makinë Seat Ibiza me targa të huaja. Si pasojë e përplasjes së fuqishme drejtuesi i mjetit me targa të huaja, 37-vjeçari me inicialet E.M., humbi jetën.

Pas përplasjes mjeti me targa të huaja shpërtheu në flakë pasi ishte me gaz. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos