Shqipëria ekstradon ukrainasin, vrau me shufër hekuri një person në Athinë

Nga A2 CNN
19 Tetor 2019, 11:49 | Kronikë
Shqipëria ekstradon ukrainasin, vrau me shufër hekuri një person

Një ukrainas është ekstraduar drejt Greqisë, i kërkuar nga drejtësia greke, pasi dyshohet se është autori i një vrasjeje në shtetin fqinj.

28-vjeçari me inicialet M.Y. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore greke më datë 29.10.2018, kanë lëshuar urdhër-arresti  ndaj këtij shtetasi i dyshuar për kryerjen e veprave penale  “Vrasja” dhe “Armëmbajtja pa leje”, të parashikuara nga Kodi Penal grek.

Sipas Policisë shqiptare, “Më datë 25.04.2018, rreth orës 22:15,  në sheshin “Exharcia”, Athinë, dyshohet se shtetasi ukrainas M.  Y. në bashkëpunim me një shtetas tjetër  ka sulmuar një shtetas  me një shufër hekuri dhe më pas e ka goditur 6 herë me thikë duke i shkaktuar vdekjen”.

Shtetasi ukrainas është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare të Kakavijës më 5 mars të këtij viti dhe në momentin e kapjes ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë por është neutralizuar dhe prangosur. Ai udhëtonte në drejtim të Greqisë  me kartë identiteti, pasaportë dhe patentë, të falsifikuara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos