Gjykata e Vlorës rrethohet nga RENEA dhe FNSH, jepet masa për Tesilvan Bashon

Nga A2 CNN
19 Tetor 2019, 11:05 | Kronikë

Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Tesilvan Bashon, i arrestuar të mërkurën në Vlorë.

Ai është i dënuar me burgim të përjetshëm në Itali për “vrasje”, “shfrytëzim prostitucioni” dhe “mbajtje dhe transportimi pa leje të armëve të zjarrit”, ndërsa mbi të rëndojnë edhe akuza nga shteti shqiptar.

Kjo seancë në gjykatë u zhvillua nën masa të rrepta sigurie. Mësohet se godina e Gjykatës u rrethua nga forcat RENEA dhe ato të FNSH-së.

Tesi, alias Tesilvan Basho, banues në Selenicë, Vlorë, kishte precedentë të theksuar kriminalë në Shqipëri, në fushën e krimeve kundër personit dhe në fushën e narkotikëve. Gjatë operacionit u kap edhe vëllai i tij për “Shtrëngim me dhunë për dhënie pasurie”, si dhe u sekuestruan arsenal armësh, municione, tritol e lëndë narkotike.

Në momentin e ndërhyrjes së Policisë, Basho tentoi të reagojë dhe të largohet, por u neutralizua. Në vitin 2016, Gjykata e Torinos e ka dënuar me burgim të përjetshëm, pasi më 24.01.2008, ka vrarë me armë zjarri dy shtetase që ushtronin prostitucion në qytetin e Torinos, Itali, njërën prej të cilave e shfrytëzonte vetë. Por në vitin 2016 ai kishte mundur të arratisej nga burgu i Rebibbia-s në Itali.

https://a2news.com/2019/10/17/vjeshte-ne-vlore-kapet-grupi-qe-kultivonte-kanabis/
https://a2news.com/2019/10/16/forca-te-shumta-policie-zbarkojne-ne-vlore-aksione-per-arrestimin-e-personave-te-rrezikshem/
https://a2news.com/2019/10/16/kapet-ne-vlore-i-denuari-me-burgim-te-perjetshem-ne-itali-ishte-arratisur-nga-burgu/

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos