
Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit.
Sikurse njofton policia, ngjarja ka ndodhur në Unazën e qytetit, ku një mjet tip "Volkswagen" ka përplasur 27-vjeçaren Miranda Dashëhana, e cila ndodhej në vija të bardha.
Drejtuesi i mjetit, shtetasi G.A. është shoqëruar në komisariat, ndërsa nga të dhënat paraprake mësohet se ai ka humbur kontrollin e mjetit si pasojë e motit të keq. (A2 Televizion)