Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja, kërkohet shtyrja e hetimeve

Nga A2 CNN
12 Tetor 2020, 11:35 | Kronikë
Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja, kërkohet shtyrja e hetimeve

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar shtyrjen me tre muaj të hetimeve të dosjes së tentativës për vrasje të prokurorit të Prokurorisë së Durrësit, Arjan Ndoja. Në seancën e zhvilluar në Gjykatën e Posaçme, SPAK ka kërkuar shtyrje pasi ka nevojë për hetime të tjera më thelluara, kërkesë që është pranuar nga gjykata. Aktualisht për këtë çështje është nën masën e sigurisë “arrest me burg”, Redjan Rraja, dhe personi i dytë i dyshur si bashkëpunëtor në krim, Arjol Halilaj.

Në atentatin ndaj Prokurorit, më 1 nëntor 2019, mbeti i plagosur Aleksandër Laho, si dhe shoferi i prokurorit Andi Maloku. Ky i fundit, ndërroi jetë pak ditë më pas në spitalin e traumës. Autorët u larguan në drejtim të Shkafanës, ku braktisën automjetin tip Benz, të cilin nuk mundën ta digjnin dot. Pas këqyrjes nga ana e grupit hetimor, në të u gjendën dy maska, lëndë djegëse, dhe dy kallashnikovët e përdorur në atentat. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/07/20/atentati-ndaj-prokurorit-gjykata-e-larte-nuk-liron-nga-burgu-redian-rrajen/
https://a2news.com/2020/06/25/atentati-ndaj-prokurorit-rendohen-akuzat-per-halilaj-dyshohet-si-bashkepunetor/
https://a2news.com/2020/05/07/detajet-e-hetimit-si-ndihmoi-29-vjecari-atentatoret-e-prokurorit-ndoja/

A2 CNN Livestream

Latest Videos