
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë "arrest në burg" për Bijon Poolandrag, iranianin e arrestuar dy ditë më parë në Tiranë.
Ai akuzohet se ka hapur një llogari "telegram" duke përdorur numrin telefonik të një të njohure të tij shqiptare, pa dijeninë e saj.
Më tej, përmes aplikacionit ka bërë komunikime të shumta me shtetas të huaj. Ai akuzohet për "përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike", "ndërhyrje në të dhënat kompjuterike", "keqpërdorim i pajisjeve" dhe "ndërhyrje në sistemet kompjuterike". (A2 Televizion)