
Një aksident i rëndë rrugor, me pasojë një të vdekur, ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në aksin rrugor Milot-Rrëshen, në vendin e quajtur "Skuraj".
Policia bën të ditur se mjeti tip "Benz", me drejtues shtetasin Gj.N., është përplasur me mjetin tip "Volkswagen" me drejtues shtetasin M.Sh.
Si pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime duke gjetur vdekjen shtetasja D.N.,70 vjeçe, e cila ndodhej pasagjere në mjetin tip "Benz", me drejtues shtetasin Gj.N.
Policia po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit. (A2 Televizion)