Durrës, një 35-vjeçar gjendet i pajetë në banesë, dyshohet se është vetëvrarë

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2020, 18:40 | Kronikë
Durrës, një 35-vjeçar gjendet i pajetë në

Një 35-vjeçar është gjetur i pajetë në banesë pasditen e së enjtes në lagjen numër 16 në Durrës.

Viktima është shtetasi me inicialet S. A. Nga të dhënat e para të policisë dyshohet se mund të jetë vetëvrarë me armë zjarri, pistoletë.

Nga këqyrja paraprake e trupit, policia nuk ka konstatuar shenja dhune ose dëmtime të tjera, përveç asaj të shkaktuar nga arma e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur ngjarjen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos