Aksident me një të vdekur në unazën e madhe në Tiranë

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2022, 18:37 | Kronikë
Aksident me një të vdekur në unazën e madhe në

Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur pasditen e së martës në unazën e madhe të Tiranës.

Policia bën të ditur se rreth orës 17:30, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për saktësimin e gjeneraliteteve të drejtuesit të automjetit dhe të viktimës, si dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos