
Një 27-vjeçar është arrestuar nga Policia e Elbasanit, pasi një ditë më parë ka aksidentuar për vdekje një të moshuar. Policia njofton se në pranga ka rënë shtetasi K. P., 27 vjeç, banues në Elbasan, i cili akuzohet për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".
Një ditë më parë në aksin rrugor “Elbasan-Metalurgjik”, në vendin e quajtur "Orti", duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen R. A., 84 vjeçe, banuese në Elbasan, e cila për pasojë, ka humbur jetën.
Materialet proceduarale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)