Dyshohet të ketë abuzuar seksualisht me një 16-vjeçare, arrestohet i riu në Tropojë

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2022, 12:48 | Kronikë
Dyshohet të ketë abuzuar seksualisht me një 16-vjeçare,

Një 25-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Tropojë pasi dyshohet të ketë abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur. Bëhet e ditur se 25-vjeçari, banues në Shënavlash, Durrës është arrestuar pas kallëzimit të bërë nga 16-vjeçarja në polici.

Ajo ka deklaruar se i riu ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj.

Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, po vijon punën për verifikimin e plotë të kallëzimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos