Aksident me pasojë një të vdekur në aksin Fushë Krujë-Vorë

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2022, 19:39 | Kronikë
Aksident me pasojë një të vdekur në aksin Fushë

Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur mbrëmjen e së martës në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë, në afërsi te Ura Gjolës.

Policia bën të ditur se një automjet me drejtues shtetasin A. K., 19 vjeç, ka aksidentuar shtetasin P. S., 55 vjeç, i cili udhëtonte me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi P. S. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos