Sekuestrohet kamioni me dhjetëra orë të shtrenjta, fishekzjarrë dhe një klandestin, arrestohet në Durrës një 67-vjeçar

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2022, 11:32 | Kronikë
Sekuestrohet kamioni me dhjetëra orë të shtrenjta,

Një 67-vjeçar është arrestuar nga autoritetet e policisë kufitare në Durrës pasi transportonte në rimorkion e mjetit të tij dhjetëra orë të markave luksoze të padeklaruara, lëndë piroteknike dhe një person që kërkonte të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme, dhe që është arrestuar.   

Në detaj, janë sekuestruar 31 ora luksoze, 6 kuti që përmbanin 780 fishekzjarrë e kapsolla, si dhe mallra të tjera të dyshuara të kontrabanduara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Bashkë me 67-vjeçarin me inicialet B.R. banues në Tiranë, u arrestua edhe 37-vjeçari R.M., i cili me një dokument të falsifikuar po tentonte kalimin e kufirit.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos