
Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në aksin rrugor Tiranë-Durrës.
Policia bën të ditur se shtetasi E. D., 28 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen E. S., rreth 40 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. (A2 Televizion)