Aksident me pasojë një të vdekur në Lushnje

Nga A2 CNN
29 Mars 2022, 17:09 | Kronikë
Aksident me pasojë një të vdekur në Lushnje

Një aksident i rëndë me pasojë një person të vdekur ka ndodhur këtë të martë në fshatin Stan Karbunarë, Lushnjë.

Policia bën të ditur se shtetasi me iniciale A. V., 31 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin tip "Benz" është përplasur me motorin me drejtues shtetasin T. Z., 50 vjeç, banues në Savër, i cili ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos