Ngjarja në komisariat, Avokati i Popullit: Thirrjet tona nuk janë dëgjuar

Nga A2 CNN
27 Mars 2022, 13:13 | Kronikë
Ngjarja në komisariat, Avokati i Popullit: Thirrjet tona nuk janë

Avokati i Popullit iu shprehu ngushëllimet familjarëve dhe shërim të shpejtë shtetasve të dëmtuar nga zjarri në Komisariatin e Kamzës.

Në deklaratën për këtë ngjarje thuhet se për herë të disatë Avokati i Popullit sjell në vëmendje të autoriteteve nevojën e marrjes së masave të menjëhershme dhe energjike për përmirësimin e kushteve pranë njësive policore në përputhje me angazhimet e shtetit shqiptar pranë organizmave ndërkombëtarë si dhe në zbatim të akteve ligjore kombëtare e ndërkombëtare.

Avokatja Erinda Ballanca sjell në vëmendje rekomandimin e vitit te shkuar ku i është mëshuar pikërisht nevojës për plotësimin e kushteve normale pikërisht në ambientet e komisariatit 5, për parandalimin e ngjarjeve të ngjashme me atë të së shtunës mbrëma, që rezultoi fatale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos