Aksident me pasojë një të vdekur në rrugën dytësore Tiranë-Durrës

Nga A2 CNN
20 Shtator 2021, 11:48 | Kronikë
Aksident me pasojë një të vdekur në rrugën

Një aksident i rëndë, me pasojë një person të vdekur, ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën dytësore, Tiranë-Durrës.

Mësohet se rreth orës 11:10, një automjet me drejtues shtetasin maqedonas V. G, ka përplasur këmbësoren shtetasen D. H., rreth 66 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos