Kakavijë, arrestohet italiani me kokainë në "kamper"

Nga A2 CNN
19 Shtator 2021, 10:49 | Kronikë
Kakavijë, arrestohet italiani me kokainë në "kamper"

Forcat e policisë shqiptare i kanë vënë prangat një shtetasi italian, me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike, teksa po përpiqej të dilte nga territori shqiptarë në pikën kufitare të Kakavijës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, një furgon kamper i tipit “FIAT”, u gjetën nga forcat e rendit disa doza kokaine, që i kushtuan prangat 26-vjeçarit nga Sicilia, me inicialet D.G.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale "Trafikim i lëndëve narkotike", ndërkohë që u sekuestrua automjeti dhe një aparat celular. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos