Të pabindur dhe të dehur, policia arreston 10 drejtues mjetesh

Nga A2 CNN
18 Shtator 2021, 16:55 | Kronikë

Policia e Shtetit ka vijuar dhe në 24 orët e fundit kontrollet në akset kryesore të vendit për të parandaluar aksidentet e mundshme si dhe penalizuar shkelësit e kodit rrugor.

Mësohet se efektivët e fundit vetëm në një ditë kanë arrestuar 10 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur apo pa dëshmi. 44 patenta u pezulluan për shpejtësi të lartë dhe sepse drejtuesit kishin konsumuar alkool tej masës së lejuar.

Gjithashtu, duke qenë se përgjatë fundjavës fluksi vijon të jetë i lartë drejt zonave bregdetare, Policia e Shtetit iu bën thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të mos bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë, apo të përdorin celularin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos