
Një aksident i rëndë me pasojë një person të vdekur ka ndodhur mëngjesin e së martës në aksin rrugor Shkodër-Koplik.
Bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Gruemirë Çezme, ku automjeti tip “Mercedes Vito”, me drejtues shtetasin N. G., 54 vjeç, ka aksidentuar një biçikletë që drejtohej nga shtetasi I. H., 61 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë.
Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e automjetit, ndërsa po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)