
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet paraprake në ngarkim të të pandehurve Denis Xholi dhe Abjon Ceku, me banim në Dibër, dhe ka kërkuar dërgimin në gjyq të çështjes penale në ngarkim të tyre.
Dy personat u arrestuan përpara zgjedhjeve të 25 prillit në dyshimin e korrupsionit në zgjedhje. Ata u kapën me vlera monetare nga qytetarët në Dibër.
Denis Xholi dhe Albjon Çeku u ndaluan nga simpatizantët e Partisë Demokratike me 5 milionë lekë të vjetra, materiale udhëzuese për të votuar dhe postera elektoral. (A2 Televizion)