Vdekja e 4 rusëve, mjekësia ligjore përfundon autopsinë: Dyshime për asfiksi

Nga A2 CNN
18 Tetor 2021, 15:29 | Kronikë
Vdekja e 4 rusëve, mjekësia ligjore përfundon autopsinë:

Katër turistët rusë të gjendur të pajetë në ambientet e pishinës së brendshme të një hoteli në plazhin e Qerretit në Kavajë dyshohet të jenë asfiksuar. Ky është dyshimi paraprak i ekspertëve të Institutit të Mjekësisë Ligjore, të cilët përfunduan të hënën kryerjen e autopsisë për të katër rusët, familjarë me njëri tjetrin.

Sipas burimeve pranë institucionit, dyshimi fillestar i shkakut të vdekjes është asfiksia, por ende nuk është përcaktuar se cfarë e ka shkaktuar këtë asfiksi.

Burimet konfirmuan se rezultati përfundimtar me arsyen që coi në vdekjen e katër turistëve, pritet të zbulohet në përfundim të të gjitha ekzaminimeve, që kërkojnë 2 deri në 3 javë kohë. G

jatë të hënës në ambientet e Mjekësisë Ligjore ka qenë i pranishëm edhe një përfaqësues i ambasadës ruse. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos