Aksident me pasojë vdekjen e një të riu në Cërrik

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2021, 19:38 | Kronikë
Aksident me pasojë vdekjen e një të riu në Cërrik

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Cërrik.

Në aksin rrugor Belsh-Cërrik, në fshatin Shales, 23-vjeçari me iniciale I. Z., banues në Belsh, duke drejtuar mjetin tip Benz, ka humbur kontrollin dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.

I riu ka ndërruar jetë, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos