
Babë e bir janë arrestuar nga policia e Hasit pasi plagosën me sende të forta fqinjin e tyre, pas një konflikti për motive të dobëta.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjinaj ku shtetasit M. B. dhe A. B. dyshohet se kanë goditur me mjet të fortë shtetasin H. D. i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës Tiranë.
Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë edhe shtetasi H. D., për veprën penale "Dëmtime të tjera me dashje", pasi gjatë konfliktit ka goditur me mjet të fortë bashkëshorten e shtetasit M. B., shtetasen F. B.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje", kryer në bashkëpunim dhe "Dëmtime të tjera me dashje". (A2 Televizion)