Aksident me vdekje në aksin Korçë-Kapshticë

Nga A2 CNN
23 Shtator 2020, 07:48 | Kronikë
Aksident me vdekje në aksin Korçë-Kapshticë

Një aksident u regjistrua në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në aksin Korçë-Kapshticë, ku një makinë përplasi një person për vdekje.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Nevicisht dhe sipas të dhënave paraprake personi ka dalë me kalë nga rruga dytësore e fshatit në aksin nacional.

Në momentin që ka dalë në mes të rrugës kafsha është trembur dhe është kthyer pas duke i dalë para një automjeti që po kalonte aty ndërsa si pasojë e përplasjes personi ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Viktima është shtetasi Hekura Ramo ndërsa është shoqëruar në polici drejtuesi i mjetit të përfshirë në aksident. Ndërkohë që kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkakut të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos