Aksident me vdekje në aksin Orikum-Llogara

Nga A2 CNN
26 Shtator 2020, 20:57 | Kronikë
Aksident me vdekje në aksin Orikum-Llogara

Mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 20:00, në aksin rrugor Orikum-Llogara ka ndodhur një aksident me pasojë vdekjen e një personi.

Një automjet tip Passat, me drejtues shtetasin me iniciale Dh.Q., 23 vjeç, banues në fshatin Dukat, ka përplasur një  shtetas ende të paidentifikuar i cili lëvizte me biçikletë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos