Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Ersekë, në rrugën e Barmashit.
Një automjet ka rënë nga një urë dhe për pasojë 4 persona janë plagosur, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Sipas burimeve, personat e përfshirë kanë qenë 4 policë privatë nga qyteti i Pogradecit, të cilët po lëviznin nga Leskoviku drejt Korçës.
Aksi Ersekë-Leskovik është i amortizuar dhe mjaft i rrezikshëm, sidomos natën. (A2 Televizion)