
Dy vëllezër janë vënë në pranga në Bulqizë pasi akuzohen për kultivim të bimëve narkotike.
Policia ka bërë të ditur se ka vënë në pranga shtetasit N. S., 58 vjeç, B. S., 46 vjeç, (vëllezër), banues në Zerqan, Bulqizë.
Forcat e policisë kanë ushtruar kontrolle në disa banesa në fshatin Zerqan dhe zonën përreth, si rezultat i të cilit u goditën dy raste të tentativës për kultivim. (A2 Televizion)