Dhjetëra mijëra sterlina në valixhe, procedohet tuniziani që donte të hynte në Shqipëri

Nga A2 CNN
26 Shtator 2020, 09:31 | Kronikë
Dhjetëra mijëra sterlina në valixhe, procedohet tuniziani që

Një 63-vjeçar me origjinë tuniziane është proceduar penalisht pasi iu gjetën një sasi e konsiderueshme parash në aeroportin “Nënë Tereza”.

Bëhet fjalë për shtetasin J.D, banues në Angli, që po tentonte të hynte në Shqipëri me dhjetëra mijëra pound të fshehura në çantën e shpinës dhe në valixhe, dhe natyrisht tepa deklaruara tek autoritetet kufitare.

Autoritetet policore i kanë sekuestruar shtetasit tëhuaj, në cilësinë e provës materiale, 67850 paund, dhe e proceduan për veprën penale "Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos