
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin Tiranë-Durrës, në vendin e quajtur Marikaj.
Sipas burimeve nga policia, në aksident ka humbur jetën një person rreth 60 vjeç, i cili u përplas nga një makinë tip Benz ndërsa kalonte nga njëra anë e autostradës në tjetrën.
Drejtuesi i mjetit, shtetasi F.V. është shoqëruar në komisariat për zbardhjen e dinamikës së aksidentit. (A2 Televizion)