Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën mbrëmjen e së martës pranë pazarit të Korçës.
Në aksident janë përfshirë një makinë tip “Nissan” dhe një “Benz”. Për pasojë kanë mbetur të plagosur 5 persona.
Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të tij. (A2 Televizion)