
Një aksident ka ndodhur pasditen e së martës në aksin rrugor Cërrik-Gostim ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person që po kalonte rrugën.
Personi i plagosur është një 50 vjeçar ende i paidentifikuar, i cili ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Elbasanit.
Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit të përfshirë në aksident dhe po punon për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes. (A2 Televizion)