Aksident me vdekje në Bulqizë, makina bie disa metra poshtë rrugës

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2021, 18:48 | Kronikë
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina bie disa metra poshtë

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në Bulqizë.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, rreth orës 17:00, një automjet ka rënë disa metra poshtë rrugës në zonën e Trebishtës.

Si pasojë ka humbur jetën shtetasi me inicialet F. P., 17 vjeç, dhe është dëmtuar rëndë shtetasi E. T., 20 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.

Aktualisht grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit vijojnë akoma. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos