Protestat për Klodian Rashën, qëlluan me gurë policinë, gjykata dënon me burg 4 të rinjtë

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2021, 16:27 | Kronikë
Protestat për Klodian Rashën, qëlluan me gurë policinë,

Të pandehurit Kliton e Klodian Rexha, Serdar Reçi e Mariglen Kuqo u fajësuan për veprat penale të “organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, të kryera në protestën e 10 dhjetorit 2020.

Gjykata dënoi me nga një vit burg tre prej tyre dhe 6 muaj për të katërtin, ndërsa pezulloi këtë dënim për të pandehurit Reçi e Kuqo.

Prova kryesore e prokurorisë në procesin gjyqësor kanë qenë raportet e shërbimit e policisë gjatë protestës. Sipas këtyre raporteve, të pandehurit Rexha e Reçi kishin qëlluar me gurë forcat policore para Kryeministrisë dhe se më pas ishin larguar në Drejtim të rrugës “Ibrahim Rugova” duke thyer semaforë, duke djegur kazanë mbeturinash dhe thyer tabelat e rrugëve.

Ndërsa i pandehuri Kuqo kishte qëlluar me mjete të forta drejt policisë tek “21 dhjetori”.  Sipas gjykatës, gjatë protestës së 10 dhjetorit 2020 u dëmtuan tabela rrugore, semaforë, ndriccues publikë, xhama të godinave shtetërore e bizneseve private, si edhe një automjet privat.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos