Arrestohen 4 punonjës të “Albpetrol”

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2021, 15:40 | Kronikë
Arrestohen 4 punonjës të “Albpetrol”

Katër punonjës të kompanisë “Alpetrol” janë arrestuar të akuzuar për shpërdorim detyre, tha Policia e Fierit në një njoftim.

Sipas policisë, në pranga përfunduan:

A. K., 49 vjeç, banues në Fier, me detyrë kryetar i degës teknike  Alpetrol.

S. R., 54 vjeç, banues në Fier, përgjegjës për mbarëvajtjen e seperatorëve dhe pompimit.

D. I., 56 vjeç, banues në Fier dhe D. M., 54 vjeç, banues në Ballsh, punonjës të task forcës në Alpetrol.

Arrestimi i tyre u bë pas kallëzimit të bërë nga shtetasi Y.S., me detyrë Drejtor i Kabinetit të Alpetrol, se ata, në datë 07 dhjetor 2021, kanë vepruar në kundërshtim me urdhrin e brendshëm të Drejtorit të kompanisë Alpetrol, duke transportuar një sasi të konsiderueshme me naftë dhe ujë teknologjik të marrë në depozitat e Usojës, e cila do të injektohej në puset e Kashit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos