Aksident me vdekje në Dibër

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2020, 22:26 | Kronikë

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Kastriot-Arras.

Sikurse njoftohet nga policia, 26-vjeçari  me iniciale L.GJ banues në fshatin Arras, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka humbur jetën në spital pasagjeri M. B., rreth 34 vjeç, si dhe kanë mbetur të lënduar drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerë të tjerë të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos